image Mungesë të kuorumit, dështon sërish mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Politikë

Mungesë të kuorumit, dështon sërish mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

news image

Ka dështuar sërish mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë të mbahej sot nga ora 10:00.

Kështu ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se kishte mungesë të kuorumit.

Tutje, ajo u shpreh se do të vazhdojnë me punën e Kuvendit.

“As sot nuk u mbajt mbledhja e Kryesisë, në mungesë të kuorumit. Ne vazhdojmë me punën e Kuvendit sipas kompetencave dhe detyrimeve që dalin nga Kushtetuta e Republikës dhe nga rregullorja e Kuvendit”, tha Kusari-Lila.

Ndërkohë shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se si subjekt politik nuk do të votojnë asnjë ligj, përfshirë këtu edhe marrëveshjet ndërkombëtare

“As një ditë të vetme nuk e meriton që ky Kuvend të mblidhet. PDK kërkon shpërbërjen e këtij Kuvendi dhe që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme. Si mund të vazhdohet tutje kur kjo Qeveria si pasojë e veprimeve të saja e ka pruar Kosovën në sanksione të ndryshme nga SHBA dhe BE. Ky parlament, kjo qeveri nuk është kredibile më dhe ne kërkojmë zgjedhje të parakohshme’, tha ai ndër të tjera.

/GazetaSinjali/