Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një njoftimi për media ka thënë se, ditëve të fundit ka pasur kërkesa në rritje për furnizim me oksigjen, shkruan Gazeta Sinjali.
Tutje, në njoftim bëhet e ditur se, institucionet shëndetësore do të vazhdojnë të furnizohen konform kërkesave dhe nevojave.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se për shkak të rritjes së numrit të pacientëve të spitalizuar, ka pasur kërkesa në rritje për furnizim me oksigjen dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë të furnizohen konform kërkesave dhe nevojave”, shkruhet në njoftim./Gazeta Sinjali/