image Mund të mos e shohim më! Griezmann befason me deklaratën për Messin

Mund të mos e shohim më! Griezmann befason me deklaratën për Messin

news image

Antoine Griezmann ka ngelur i befasuar nga Lionel Messi. Francezi i cili u transferua në verë tek Barcelona për shifrën e 120 milionë eurove në një intervistë për “UEFA” shprehet se Messi është fantastik në gjithçka bën në fushën e lojës:

“Po flasim për një lojtar të cilin mund të mos e shohim kurrë më. Duhet patjetër ta shfrytëzojmë faktin që e kemi Messin, qoftë si shok skuadre, si tifozë në stadium apo si trajnerë të tij. Çfarë bën Messi me topin është e jashtëzakonshme dhe është mrekulli ta shohësh duke luajtur dhe të luash përkrah tij”, përfundoi Griezmann.

Kampioni i botës nuk pati marrëdhënie të mirë me Messin në fillim të sezonin por tashmë duket se gjërat po shkojnë mjaftë mirë. /Gazeta Sinjali/