image “Mund të jetë beteja e fundit për Mariupolin”, Ukraina: Municionet po mbarojnë

Botë

“Mund të jetë beteja e fundit për Mariupolin”, Ukraina: Municionet po mbarojnë

news image

Forcat ukrainase kanë thënë se sot do të jetë beteja e fundit me Mariupolin, për shkak se municionet luftarake po shkojnë drejt fundit. Qyteti port në jug të Ukrainës është goditur nga raketat dhe bombardimet ruse.

The Guardian raporton se lajmin e mungesës së municioneve e ka dhënë Brigada 36 Detare e Forcave të Armatosura.

“Sot ndoshta do të jetë beteja e fundit, pasi municionet po mbarojnë. Është vdekje për disa prej nesh dhe robëri për të tjerët”, mësohet të kenë thënë forcat ukrainase.

Pasi mbrojtën portin për 47 ditë dhe bënë çdo gjë të mundshme për të mbajtur kontrollin e qytetit, marinsat pohuan se tashmë ai ishte rrethuar nga ushtria ruse.

Qyteti juglindor i Mariupolit ka përjetuar luftimet më intensive që kur Rusia nisi sulmin e saj në Ukrainë. Më herët sot, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha se dhjetëra mijëra njerëz mund të ishin vrarë në qytet.

/GazetaSinjali/