image Mund ta blini në Aliexpress: Kinezët prodhojnë Range Roverin elektrik që kushton 2,700 euro

Botë

Mund ta blini në Aliexpress: Kinezët prodhojnë Range Roverin elektrik që kushton 2,700 euro

news image

Tashmë jemi mësuar me kopje të lira të veturave nga Kina, por modeli më i fundit i ofruar në Alibaba e ka “rritur lojën”. Për vetëm 2710 euro, ju merrni një kopje jo shumë besnike të Range Roverit, në një paketë shumë më të vogël me një distancë prej 200 kilometrash.

Kopjet e veturave të famshme që vijnë prej shtetit kinez nuk janë të rralla. Një numër i mirë kompanish nga vendi më i populluar në botë i kanë bazuar produktet e tyre në vjedhjen e dizajneve të markave të njohura.

Viktima e fundit e plagjiaturës është Range Rover. Kompania kineze, Sea Biscuit ka ofruar një model në Aliexpress që do të tërheqë shumë vëmendje, kryesisht nga avokatët e kompanisë britanike sepse është një vjedhje e dukshme dizajni. Kjo veturë ka një çmim fillestar prej 2,710 eurove, që është më pak se shumica e gjërave në listën e aksesorëve të një Range Rover të vërtetë.

Për këto para, që nuk përfshijnë shpenzimet e transportit, klientëve iu ofrohet një mikroveturë tërësisht elektrike me një motor elektrik që zhvillon 68 kuaj/fuqi, ndërsa shpejtësia maksimale është 50 km/h. Fuqia transmetohet në rrotat e pasme dhe pas 10 orësh mbushje në një prizë klasike shtëpiake, kjo kopje e Range Rover mund të përshkojë maksimumi 200 kilometra.

Sigurisht, ata nuk kopjuan cilësinë e brendshme nga prodhuesi britanik.

Siç raportojnë mediat, ulëset janë prej lëkurës false. Megjithatë, ka dy ekrane në miniaturë dhe një prizë për mbushjen e celularit, të cilat i shtojnë pak luks interierit.

Duhet theksuar se zbritje ka edhe për sasi më të mëdha, ndaj në rast se klienti porosit më shumë se 100 kopje, çmimi bie vetëm në 2000 euro.

/GazetaSinjali/