Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar në Kuvend të Kosovës se ka dallime esenciale në mes marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2013 dhe kësaj të nënshkruar më 21 qershor 2022.
Ai ka thënë se tash Kosova është në bllokun energjetik të Shqipërisë.
“Në vitin 2013 kemi qenë në bllokun e Serbisë me Malin e Zi”, ka thënë Muja.
Muja ka shtuar se më 14 shkurt, qytetarët kanë votuar për një projekt të ri politik.
“S’ka zgjedhje të Serbisë në Kosovë e as referendume, është luftuar kontrabanda, është rasti Brezovica e tash do të paguhet edhe rryma”, ka thënë Muja.
Opozita e ka akuzuar për dyfytyrësi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel me Serbinë.