Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka ngushëlluar familjen që humbi dy anëtarë nga vërshimet e së shtunës në qytetin e Pejës.
Muhaxheri tha se me rrugët duhet të merren operatorët e kontraktuar, teksa shtoi se mbrëmë ka pasur sasi të mëdha të reshurave.
“U shpreha ngushëllime familjes, ka ra shi një kohë të gjatë po shihet se mbramë u kanë sasi e reshurave që s’ka ndodhë përpara”, u shpreh Muhaxheri.
“Me rrugët duhet të merren operatorët, s’kthehet jeta”.
Muhaxheri po ashtu tha se nuk është faji te rruga, por siç tha ai, për shkak të sasisë së madhe të shiut.
“Për shkak të sasisë së madhe të shiut, jo për shkak të rrugës”.