image Muhaxheri publikon video të një personi teksa hedh mbeturina në Lumbardh

Sociale

Muhaxheri publikon video të një personi teksa hedh mbeturina në Lumbardh

news image

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka publikuar në Facebook një video në të cilën shihet një person teksa hedh mbeturina në lumin Lumbardh, shkruan Gazeta Sinjali.

Si çdo pjesë e mjedisit edhe lumenjtë u nënshtrohen ndotjeve të vazhdueshme! Ja një shembull konkret i hedhjes së mbeturinave në Lumbardh. Mbrojtja e mjedisit duhet të jetë dhe të mbetet qëllimi dhe detyra kryesore e gjeneratave të reja dhe shoqërisë në tërësi”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimin e tij Muhaxheri e ka bërë në kuadër të albumit “Turpërimi Publik”, ku ai ka nisur të publikojë përmbajtje të shkeljeve nga qytetarë të Pejës. /Gazeta Sinjali/