image Muhaxheri për VV-në: Kanë thënë e çkapim shtetin, e kanë kapë për vete

Politikë

Muhaxheri për VV-në: Kanë thënë e çkapim shtetin, e kanë kapë për vete

news image

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, e ka quajtur spektakël politik aksionin e Prokurorisë ndaj zyrtarëve komunalë në Pejë.

Sipas tij ky aksion ka ndodhur për shkak të presionit politik, si dhe ka shtuar se zyrtarët policorë janë futur me automatik brenda objektit të komunës.

Ai tutje ka thënë se po kërcënohen edhe zyrtarët komunalë tjerë.

“Kemi me ju arrestu edhe më shumë”, thotë Muhaxheri teksa shpjegon se kanë filluar kërcënimet ndaj zyrtarëve policor.

Ndërkohë Muhaxheri thotë se këso aksione nuk kishte në Prizren, sikur në komunat e tjera të Dukagjinit, përkundër se edhe atje kishte denoncime.

Ai beson se kjo ka ndodhur për shkak se në këtë komunë kryeson një kryetar që i takon VV-së.

“Kanë thënë e çkapim shtetin, e kanë kapë për vete”, ka thënë për Vv-në ai në T7./Gazeta Sinjali/