image Muhaxheri me akuza të rënda ndaj prokurorisë në Pejë: Sulm i koordinuar ndaj meje në prag të zgjedhjeve

Politikë

Muhaxheri me akuza të rënda ndaj prokurorisë në Pejë: Sulm i koordinuar ndaj meje në prag të zgjedhjeve

news image

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili është përsëri në garë për të fituar një mandat të ri ka folur për arrestimet e disa drejtorëve komunal në komunën e Pejës. Ai thotë se të gjitha këto janë shantazh në prag të zgjedhjeve.

“Është tendencë për të bërë presion politik apo për të bërë skandal”, ka deklaruar Muhaxheri.

Sipas tij zyrtarët janë hetuar për 13 muaj dhe nuk ka pasur nevojë për arrestime me njësi speciale. Ai ka hedhur akuza ndaj prokurores së Pejës për agjenda politike.

“Kjo që po ndodh është ndërhyrje direkte e prokurorisë në politikë”.

Muhaxheri thotë se  ka një sulm të koordinuar ndaj tij në prag të zgjedhjeve lokale.

“Nuk ka asnjë logjikë që në vend të drejtësisë të bëhen arrestime spektakolare si në kohën e Millosheviqit”, tha Gazmend Muhaxheri në Debat Plus.

/Gazeta Sinjali/