image Muhaxheri apelon te qytetarët të qëndrojnë në shtëpi: Dy javët e ardhshme janë kritike

Kosovë

Pandemia/ Muhaxheri apelon te qytetarët të qëndrojnë në shtëpi: Dy javët e ardhshme janë kritike

news image

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, sepse dy javët e ardhme janë kritike.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Muhaxheri ka bërë thirrje që qytetarët të evitojnë kontaktin me njëri-tjetrin dhe të qëndrojnë në shtëpi, për t’i ndihmuar të gjithë ata që janë në vijë të frontit duke luftuar me virusin COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

“Bëjë apel tek të gjithë qytetarët: dy javët e ardhshme janë kritike dhe në mënyrë që ta kalojmë me sa më pak pasoja, qëndroni në shtëpi për t’i ndihmuar të gjithë ata që janë në vijë të frontit të parë duke luftuar me këtë virus! Ta zbatojmë me kujdes të shtruar urdhërin për qëndrim brenda, duke evituar kontaktin me të tjerët. Uroj shëndet për ju dhe familjet tuaja!”, ka shkruar Muhaxheri./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/gazmuhaxheri/posts/1594266247391474