Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se reshjet e mbrëmshme kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi, shkruan Gazeta Sinjali.
Muharremaj thotë se dëme të shumta ka pasur sidomos në fshatin Nëpërbisht dhe fshatra të tjerë të komunës që ai udhëheqë.
Andaj, i pari i Suharekës ka kërkuar nga institucionet e vendit që t’u ofrojnë mbështetje bujqëve të kësaj zone.
“Rreshjet e mbrëmshme kanë shkaktuar shumë dëme në bujqësi, në fshatin Nëpërbisht dhe fshatra tjera në Komunën e Suharekës.Dëmet janë të mëdha dhe ne do ta kërkojmë ndihmën nga institucionet qëndrore, e natyrishit do të angazhohem që tu ofroj mbështetje sipas mundësive”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/