image Muharremaj ka një njoftim të rëndësishëm për banorët e Suharekës të cilët gjendjen jashtë kësaj komune

Kosovë

Covid-19/ Muharremaj ka një njoftim të rëndësishëm për banorët e Suharekës të cilët gjendjen jashtë kësaj komune

news image

Komuna e Suharekës mbrëmë në orët e vona ka shpallur karantinimin e kësaj komune.

Ndërsa fshatrat Semetisht dhe Bllacë shpallen Vatra të përhapjes së Infeksionit.

Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Suharekës, e kanë mundësinë të kthehen më së largu sot (12 prill), deri në ora 17:00.

“Siç jeni njoftuar, mbrëmë është vendosur karantinimi i Komunës së Suharekës. Të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Suharekës, e kanë mundësinë të kthehen më së largu sot (12 prill), deri në ora 17:00”, ka shkruar Muharremaj.

Deri tani në Suharekë janë konfirmuar 5 raste të reja me koronavirus./Gazeta Sinjali/