Dje në Suharekë është konfirmuar rasti i 5-të me koronavirus, i cili është nga fshati Semetisht.
Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët të kenë kujdes, pasi i infektuari i fundit ka pasur kontakt me qytetarët e fshatit të tij dhe me të tjerë nga Suhareka, Vraniqi dhe Dobërdolani.
“I infektuari i fundit nga Semetishti ka kontaktuar me qytetarë nga fshati i tij e poashtu edhe me të tjerë nga Suhareka, Vraniqi dhe Dobërdelani. Këto informacione po i ndaj me ju ngase duhet ta kemi kujdesin e duhur dhe t’i respektoni rregullat”, ka shkruar Muharremaj.
Mbrëmë është marrë vendimi nga Ministria e Shëndetësisë për karantinimin e Komunës së Suharekës./Gazeta Sinjali/