image Muharrem Nitaj zëvendëson Kuçin, emërohet ministër në detyrë

Kosovë

Muharrem Nitaj zëvendëson Kuçin, emërohet ministër në detyrë

news image

Muharrem Nitaj është emëruar ministër në detyrë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, mëson Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka siguruar dokumentin ku shihet vendimi i nënshkruar nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Nitaj vjen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ai ushtronte postin e zëvendësministrit në këtë Ministri. Në vendim theksohet gjithashtu se Nitaj, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, është i obliguar ta bëjë deklarimin e pasurisë.

Nitaj zëvendëson Blerim Kuçin, i cili e ofroi sot dorëheqjen nga ky post.

Ministri në detyrë Blerim Kuçi ofron dorëheqje

/Gazeta Sinjali/