image Ministri në detyrë Blerim Kuçi ofron dorëheqje

Kosovë

Ministri në detyrë Blerim Kuçi ofron dorëheqje

news image

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi ka dhënë sot dorëheqje nga kjo pozitë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai e ka konfirmuar këtë për Sinjalin përmes telefonit dhe ka njoftuar se ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, që ta lirojë nga pozita e ministrit.

“Kam kërkuar me u liru nga detyra sepse nuk mundem me qenë edhe ministër edhe në shtabin zgjedhor në zgjedhje dhe nuk mundem me i ushtru dy detyrat”, tha Kuçi.

Kuçi pritet të jetë pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Më vonë Kuçi me anë të një statusi në Facebook ka dhënë detaje shtesë për kërkesën e tij për t’u liruar nga pozita e ministrit.

“Dje, nëpërmes një shkrese, kam kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti që të lirohem nga detyra e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit. Sikur gjatë gjithë mandatit që jam munduar të jem transparentë për çdo veprim, edhe këtë kërkesë për lirim nga detyra po e bëj publike. Jam i bindur që gjithmonë ka vend për punë më të mirë, por gjatë punës në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit jam angazhuar pa rezervë që të shtyjmë përpara shumë procese të rëndësishme. Shpresoj që kabinetet qeveritare të zgjasin me mandate të plota, ngaqë ndërrimi i shpeshtë është dëmi më i madh që u bëhet institucioneve”, ka shkruar Kuçi. /Gazeta Sinjali/