image Haradinaj për koalicionin: Në rast se vendimet nuk merren në partneritet atëherë ti je i larguar

Politikë

Haradinaj për koalicionin: Në rast se vendimet nuk merren në partneritet atëherë ti je i larguar

news image

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, në pyetjen se a po ekziston një përplasje mes AAK-së dhe LDK-së, ka bërë të qartë se sa i përket qeverisjes nuk kanë ndonjë problem, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ne mund të kemi pikëpamje të ndryshme në vendimmarrje por natyrisht se përderisa jemi pjesë e koalicionit do të thotë se nuk kemi probleme serioze. Natyrisht i kemi vërejtjet tona, vërejtjet tona janë publike por absolut këto nuk duhet me u pa që janë goditje për qeverinë, përkundrazi janë ndoshta edhe mesazh për me reflektu që vendimet me u marrë me një unitet të përbashkët sepse jemi partnerë bashkëqeverisës. Në rast se vendimet nuk merren në partneritet atëherë ti me automatizëm je i larguar”, tha Haradinaj.

“Divergjenca ka pasur edhe më herët, edhe me koalicionin me PDK-në, bile edhe më të ashpra, e kjo qëndron për shkak të temave”, ka theksuar tutje Haradinaj.

Ndërsa, Muharrem Nitaj, ka thënë se ka plot qëndrime që dallojnë në përmbajtje të ndryshme.

“Elita në Kosovë duhet të arrijë në një nivel ta kuptojë që në koalicion ka qëndrime të ndryshme, se nëse nuk do të kishte do të ishte veç një parti”, ka thënë Nitaj në Kanal 10. /Gazeta Sinjali/