image Muhammed Thaçi trajneri i vitit në Gjeorgji, komenton këtë arritje

Basketboll

Muhammed Thaçi trajneri i vitit në Gjeorgji, komenton këtë arritje

news image

Muhammed Thaçi është shpallur trajneri i vitit në basketbollin e Gjeorgjisë, raporton Sinjali Sport.

Skuadra që drejtohet nga Thaçi, Dinamo Tbilisi, arriti që ta mbyll sezonin si e treta në elitën e basketbollit gjeorgjian.

Ky sukses i arritur nga trajneri shkupjan është shpërblyer, pasi ai është shpallur trajneri i vitit nga “Eurobasket”.

Ish-basketbollisti i shumë skuadrave edhe në Kosovë, Muhammed Thaçi, përmes një postimi në “Facebook” ka falënderuar Zotin për këtë arritje.

“Faleminderit o Zot. Trener i vitit” – ka shkruar ai.

Postimi i “Mujës” në “Facebook”:  

/Gazeta Sinjali Sporti/