image Zelensky tërheq dy ambasadorë ukrainas: S’i bindën këto dy shtete ta ndëshkojnë Rusinë për pushtimin

Botë

Zelensky tërheq dy ambasadorë ukrainas: S’i bindën këto dy shtete ta ndëshkojnë Rusinë për pushtimin

news image

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka tërhequr ambasadorët e Ukrainës në Gjeorgji dhe Marok, pasi sipas tij, ata nuk kanë bërë mjaftueshëm për të bindur ato vende që të mbështesin Ukrainën dhe të ndëshkojnë Rusinë për pushtimin.

“Me gjithë respektin e duhur, nëse nuk do të ketë armë, nuk do të ketë sanksione, nuk do të ketë kufizime për biznesin rus, atëherë ju lutemi kërkoni punë tjetër”, tha Zelensky.

 “Pres rezultate konkrete në ditët në vijim nga puna e përfaqësuesve tanë në Amerikën Latine, Lindjen e Mesme, Azinë Juglindore dhe Afrikë”, shtoi Zelensky, raporton REL.

Ai tha se “fronti diplomatik është një nga frontet kyçe” në betejën e Ukrainës për të fituar luftën kundër Rusisë.

/GazetaSinjali/