image Nesër fillon shitja e biletave për takimin: Kosovë – Gjeorgji

Futboll

Nesër fillon shitja e biletave për takimin: Kosovë – Gjeorgji

news image

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2022, Kosovë – Gjeorgji, e cila zhvillohet më 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të bëhet nëpër pikat shitjes se Artmotion.

Në bazë të masave anti-covid të qeverisë së Kosovës në këtë ndeshje do të lejohet shfrytëzimi 30 për qind i kapacitetit të stadiumit.

Shitja fillon nesër më datën 09/10/2021 nga ora 12:00. Një person mund të blejë deri në 2 bileta me letërnjoftim.

Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Perëndim 20 euro, Lindje 10 euro, Veri dhe Jug 5 euro.

Biletat mund t’i blini në këto pika:

/Gazeta Sinjali Sporti/