image MSH u jep leje edhe 9 laboratorëve për të kryer teste për COVID-19

Shëndetësi

MSH u jep leje edhe 9 laboratorëve për të kryer teste për COVID-19

news image

Bordi për Licencim të Institucioneve Shëndetësore private në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) ka vazhduar me trajtimin e kërkesave për licencimin e shërbimit të testimeve për COVID-19.

Nga aplikacionet e shqyrtuara janë licencuar edhe 9 laboratore për kryerjen e testimeve serologjike për koronavirus.

Para dy ditësh, bordi i kishte shqyrtuar 34 aplikacione (prej mbi 100 sa kishin aplikuar) të institucioneve private shëndetësore, prej të cilave 29-ve u është dhënë licenca. /Gazeta Sinjali