Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se vendimi i miratuar nga qeveria sot për transferimin e mjeteve në shumë prej 82 mijë eurove nga kategoria e subvencioneve tek programi aftësimi specialistik dhe EVM në programin Shërbimet Përkatëse Farmaceutike nuk prek pagat e specializantëve vullnetarë, të cilët financohen nga programi aftësimi specialistik.
Këto të holla janë ndarë për shfrytëzimin e tyre për luftimin e pandemisë Cobisd-19.
“Ministria e Shëndetësisë informon publikun se transferimi i kërkuar nuk prek pagat e Specializantëve vullnetarë, të cilët financohen/marrin rrogë nga kategoria ekonomike e subvencioneve dhe transfereve programi 90300 Aftësimi Specialistik (vetëm emri i programit), të cilët financohen në përputhje me Udhëzimin Administrativ respektiv”, thuhet në njoftim./ Gazeta Sinjali/