Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot në orën 15:00 do të mbahet konferencë për media, ku do të komunikohen rezultatet e 24 orëve të fundit rreth COVID-19.
Konferenca pritet të mbahet në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa përveç ministrit Armend Zemaj dhe zyrtarëve tjerë shëndetësorë, në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Besnik Tahiri.
“Të nderuara media, sot, në ora 15:00 mbahet konferencë për media në MSH, ku edhe do të komunikohen rezultatet ditore për COVID-19. Në konferencë, perveç Ministrit Zemaj dhe zyrtarëve të tjerë shëndetësorë, do të marrë pjesë edhe Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri”, thuhet në njoftimin e MSH-së. /Gazeta Sinjali