Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar tetë raste pozitive me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Tutje, MSh-ja bën të ditur se janë shëruar 14 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive shënon 46.
69 persona janë vaksinuar brenda 24 orëve të fundit, ndërkohë që nga fillimi i këtij procesi, janë administruar 1 milion e 829 mijë e 749 doza.