image MSh publikon raportin e fundit për COVID-19 - Sinjali

MSh publikon raportin e fundit për COVID-19

news image

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin për 24 orët e fundit rreth situatës me COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Brenda kësaj periudhe, asnjë person nuk e ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, ndërsa nga gjithsej 1 mijë e 563 testime,  katër kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Po ashtu bëhet e ditur se brenda 24 orëve janë shëruar gjithsej katër pacientë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin