Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin për 24 orët e fundit rreth situatës me COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Brenda kësaj periudhe, asnjë person nuk e ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, ndërsa nga gjithsej 1 mijë e 563 testime, katër kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Po ashtu bëhet e ditur se brenda 24 orëve janë shëruar gjithsej katër pacientë.