Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit 24-orësh mbi gjendjen me COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Brenda kësaj periudhe, asnjë person nuk ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, ndërsa janë shënuar 6 raste të reja me koronavirus.
Po ashtu bëhet e ditur se brenda 24 orëve janë shëruar gjithsej pesë pacientë./GazetaSinjali/