Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit 24 orësh për gjendjen me COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas këtij raporti, 2 persona kanë vdekur dhe 42 persona kanë rezultuar pozitivë.
Gjatë kësaj periudhe janë testuar 3,472 persona ndërsa mbi 14 mijë janë vaksinuar.
2,559 raste aktive janë në Kosovë.