Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 14 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Gjatë këtij intervali kohor janë testuar 9 mijë 634 qytetarë, prej të cilëve 583 kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.
Ndërkaq, kjo ministri bën të ditur se janë shëruar 1 mijë e 944 pacientë të prekur me këtë virus.