image MSH pranon një donacion prej 150 mijë euro nga Tirana për luftimin e Covid-19

Kosovë

Pandemia/ MSH pranon një donacion prej 150 mijë euro nga Tirana për luftimin e Covid-19

news image

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se ka pranuar një donacion prej 150 mijë eurosh nga “Novartis Pharma Services Inc” Tirana për luftimin e Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë kjo shumë do të përdoret për materiale mjekësore vetëm kundër pandemisë Covid-19.

“Donacioni është bërë sipas një marrëveshjeje të nënshkruar më 21 prill 2020 midis MSh-së dhe “Novartis Pharma Services Inc.”, sipas së cilës shuma e dhuruar nuk përmban asnjë detyrim për përfituesin që të përshkruaj, furnizoj, administroj, rekomando dhe/ose të blej produkte farmaceutike Novartis dhe nuk është një shpërblim për ndonjë vëllim, vlerë ose referencë në të shkuarën apo për të ardhmen e biznesit”, thuhet në njoftim./ Gazeta Sinjali/

MSh pranon një donacion prej 150 000 euro për luftimin e Covid-19 nga “Novartis Sandoz Group” Shqiperi &…

Posted by Ministria e Shëndetësisë on Friday, April 24, 2020