image MSH plotëson vendimin, karantinohen edhe vendbanimet e të infektuarve në Ferizaj

Kosovë

Masa/ MSH plotëson vendimin, karantinohen edhe vendbanimet e të infektuarve në Ferizaj

news image

Ministria e Shëndetësisë ka marrë edhe një vendim tjetër me të cilin plotësohet vendimi paraprak për karantimin e Ferizajt.

Me këtë vendim izolohen edhe vendbanimet e të infektuarve, fshatrat Sazli, Mirash, Varosh, Neredime, Lloshkobare dhe lagja Topojani në Greme.

Komuna e Ferizajt nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se “Ministria e Shëndetësisë, mori vendim që të plotësoj vendimin për shpalljen e Komunës së Ferizajt – zonë karantinë, duke i shpallur fshatrat Sazli, Mirash, Varosh, Neredime, Lloshkobare dhe lagja Topojani në Greme – vatra të përhapjes së infeksionit, çka nënkupton izolimin e tyre dhe zbatimin strikt të masave parandaluese për përhapjen e virusit COVID-19”, thuhet në njoftimin e komunës.

Sipas komunës përveç izolimit të Ferizaj, të izoluara do të jenë edhe fshatrat e lartpërmendura që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

“Këtë vendim pranoi pak orë më parë nga Ministria e Shëndetësisë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu”, thuhet në komunikatë. Në komunën Ferizajt janë infektuar gjithsejtë 20 qytetar me covid-19, një prej tyre ka ndërruar jetë të enjten./GazetaSinjali/