Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga nesër të interesuarit për vaksinim kundër COVID-19, mund të vaksinohen nga ekipet mobile në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Vaksinimi do të filloi nesër nga ora 10:00 e deri në orën 17:30.
“Ministria u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u vaksinuar kundër COVID-19, si rrugën më të sigurt për parandalimin e infektimit nga COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Tutje ministria ka njoftuar se një praktikë e këtillë do të fillojë së shpejti edhe në komuna të tjera të Kosovës.
“MSh falënderon Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) për mbështetje për aksionin e nesërm të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë”, përfundon njoftimi.