image MSh ndryshon numrin e vdekjeve: 24 të infektuar vdiqën gjatë 24 orëve të fundit

Shëndetësi

MSh ndryshon numrin e vdekjeve: 24 të infektuar vdiqën gjatë 24 orëve të fundit

news image

Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar numrin e vdekjeve që është publikuar në raportin e fundit 24-orësh, ku thuhej se gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë 28 persona të prekur me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Në raportin e përditësuar të kësaj ministrie, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 24 raste të vdekjes, jo 28 siç u raportua fillimisht.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë këtij intervali kohor janë testuar 13 mijë 84 qytetarë, prej të cilëve 1 mijë e 29 kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Ndërkaq, kjo ministri bën të ditur se janë shëruar 3 mijë e 266 pacientë të prekur me këtë virus./Gazeta Sinjali/