image MSh ka në skenar edhe organizimin e spitaleve fushore

Shëndetësi

MSh ka në skenar edhe organizimin e spitaleve fushore

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, mbajti sot një konferencë për media, në të cilën njoftoi për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Kosovë dhe hapat që po merr ministria e tij për luftimin e kësaj këtij virusi, raporton Gazeta Sinjali.

“Janë saktë 1 mijë e 269 pacientë tani në klinikat tona të COVID-19 dhe në spitalet tona. Është lajm i mirë që sot pas një kohe nga kur filloi ky eksplozion i virusit, sot ka pasur më shumë lëshime se sa pranime të pacientëve me COVID dhe kjo na gëzon pa masë. Ka disa ditë, një ose dy javë që janë duke u përgatitur të gjitha skenarët”, tha Vitia.

Numri një i Shëndetësisë bëri të ditur po ashtu se gjatë ditëve në vazhdim mbetet opsion edhe organizimi i spitaleve fushore.

“Natyrisht ShSKUK është duke pritur një takim në MSh për diskutimin e këtyre skenarëve kur do të ndodhin, që të organizojmë edhe spitale ose të karakterit fushor ose të një grumbullim të qytetarëve. Me lajmet që i morëm sot nga ShSKUK, janë lajme që na gëzojnë dhe janë shpresëdhënëse se nuk do të ketë nevojë për një situatë të tilla”, ka shtuar ai./Gazeta Sinjali/