Bordi për Licensim të Institucioneve Shëndetësore private në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) ka vazhduar me trajtimin e kërkesave për licensimin e shërbimit të testimeve për COVID-19.
Nga aplikacionet e shqyrtuara janë licensuar edhe 18 laboratorë për kryerjen e testimeve serologjike për koronavirus.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se laboratorët privatë të licensuar për testime COVID-19 do të monitorohen nga autoritetet shtetërore që të evitohen devijimet në çmime. /Gazeta Sinjali