image MSH-ja sqaron vendimin e qeverisë: Testi për COVID-19, nuk është i obligueshëm për ata që hyjnë në Kosovë

Shëndetësi

MSH-ja sqaron vendimin e qeverisë: Testi për COVID-19, nuk është i obligueshëm për ata që hyjnë në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë, përmes një reagimi në Facebook, ka sqaruar vendimin e qeverisë lidhur me testimin për COVID-19 për personat që hyjnë në Kosovë.

Sipas MSH-së, rekomandimi i qeverisë nuk do të thotë se është obligativ për të gjithë qytetarët e Kosovës, por vetëm rekomandim që u ndihmon qytetarëve të kenë më shumë informacione për koronavirusin.

“Rekomandimi nuk do të thotë që secili udhëtar që hyn në Republikën e Kosovës, sipas vendimit të lartpërmendur obligohet ta ketë testin RT-PCR negativ, por është vetëm rekomandim që i ndihmon qytetarët që të kenë më shumë informacione dhe siguri rreth statusit të tyre shëndetësor në raport me Covid-19”, thuhet në njoftim.

E, sa i përket kthimit të qytetarëve për nga vendi nga vijnë, duhet t’i pyesin vendet për nga vijnë./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/597689407055317/photos/a.597758140381777/1701905123300401/?type=3&xts%5B0%5D=68.ARCisaGkV81_iM1cFIn1UrNUdsPRIo6MHiEHsRd-VsnymOPF2P9cfD6WydyKiJMPxuA9rKDzjwK3sF7SUHRbOd043YeQ6LyPh_0dkAQZ_oqIMUu30p2SkKim8iGPhaT6u-Mq-Uafu-VjsASfBwvT2LyD48pwK8GHis-DZB5pAgSTHPXwRGrGwvEtOuCxy0AtfYFHvANs8U37rRjdXDpyknfNcZwK-9-pkGbHnz67lG1jDPN70mV_zaR3mxcI-g1ytgysaUnRVhVxoXKKTd1Pn4oRGkL2JqVkH1zoZJn40GCsAy0gTiAEQJXsEDYmZMhCe1cJj5u7wwszuuEjcfz8UEHYCmyrOQbIdadQtFxy7_NomCyWXA12Nxg&tn=-R