Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit 5 persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19.
Kurse, 411 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.275 doza të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.805.533 doza.
Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 214.885. Në total numri i rasteve aktive është 6.509.