Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që t’i shpall sërish vatra të indeksionit fshatrat Ramjan, Stubëll e Epërme, Pozheran, Skifteraj, Goshicë dhe rrugën “UÇK” në Komunën e Vitisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e kësaj komune në Facebook sipas të cilët banorët e këtyre zonave të cilët kanë qenë të prekur me koronavirus, tanimë veçse janë shëruar.
“Komuna e Vitisë ka pranuar dje një vendim nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës në të cilën serish lokalitet : Ramjan, Stubëll e Epërme, Pozheran, Skifteraj (Gjylekar), Goshicë dhe Rruga “UÇK” në qytetin e Vitisë, janë shpallur vatëra të përhapjes së infeksionit. Ndonëse sipas rezultateve të IKSHPK-së, qytetarët që më parë kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 në lokalitetet Viti, Skifteraj dhe Goshicë tanimë veç se janë shëruar”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vitisë.
Sipas këtij vendimi që është nënshkruar nga Arben Vitia, Ministër në detyrë i Shëndetësisë, ky vendim shfuqizon vendimin e datës: 19.04.2020 dhe vlen deri në një vendim tjetër./Gazeta Sinjali/