image Ministria e Shëndetësisë thërret qytetarët të vaksinohen kundër COVID-19 edhe gjatë fundjavës

Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë thërret qytetarët të vaksinohen kundër COVID-19 edhe gjatë fundjavës

news image

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen me vaksinën antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e tyre ata kanë ritheksuar se vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë të bëhet edhe gjatë ditëve të fundjavës, të shtunën dhe të dielën, në të gjitha qendrat e vaksinimit në Kosovë.

“Prandaj, MSh u bën thirrje qytetarëve që të caktojnë terminë për marrje të vaksinës, me që ka mjaft terminë të lira, përfshirë edhe ditët e fundjavës në të gjitha qendrat e vaksinimit në komunat e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas vendimeve të mëhershme të MSh, në Kosovë mund të vaksinohen personat e moshës mbi 16 vjeç si dhe fëmijët e moshës 12-15 vjeçe me indikacione mjekësore, këta të fundit me vaksinën PfizerBioNTech. /Gazeta Sinjali/