Minsitria e Shëndetësisë ka marrë vendim që fshatrat e Komunës së Suharekës si: Vraniq, Bukosh, Krushicë e Poshtme, Reshtan dhe Rruga “Ramiz Sadiku” të shpallen vatra të përhapjes së infeksionit, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
“Sipas këtij vendimi obligohen të gjithë banorët t’i respektojnë masat, sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.
Ndërkohë, i pari i Suharekës u ka bërë apel qytetarëve të Komunës së Therandës që të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i respektojnë rregullat e caktuara nga institucionet shëndetësore./Gazeta Sinjali/