Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se po vazhdon vaksinimin mobil në komunat e Republikës së Kosovës për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
Deri tani, nga kjo ministri bëjnë të ditur se janë vaksinuar rreth 900 qytetarë të këtyre komuniteteve në Prizren, Fushë-Kosovë dhe Gjakovë.
Kjo formë e vaksinimit do vazhdojë edhe në komunat e tjera të vendit.
“Në këtë mënyrë ekipet mobile deri tani kanë vaksinuar qytetarë në Prizren, Fushë Kosovë dhe Gjakovë duke arritur kështu numrin e të vaksinuarve në terren afër 900 qytetarë. Vaksinimi do të vazhdojë në komunën e Pejës, Mitrovicës, Gjakovës dhe në zonat rurale me me një orar të kombinuar nga punonjësit e kujdesit shëndetësor”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të caktojnë terminin e tyre dhe të vaksinohen./Gazeta Sinjali/