Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka reaguar ndaj mbajtjes së garave me vetura që po mbahen në pistën e vjetër të Aeroportit në Sllatinë.
Në këtë postim, zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti, tha se numri i të shtrirëve në Klinikën Infektive është më i larti që prej fillimit të pandemisë.
Pas gjithë këtyre tubimeve, ai tha se “dhe po presim të bie numri i rasteve?”.
“Zgjedhje të Serbisë në komunat me shumicë serbe në Kosovë pa respektim të asnjë mase anti covid-19; numri i të shtrirëve në Klinikën Infektive më i larti që prej fillimit të pandemisë…, dhe po presim të bie numri i rasteve?”, ka shkruar Hoti./Gazeta Sinjali/