Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje te qytetarët që të vaksinohen, pasi që gripi është një sëmundje serioze dhe prek të gjitha moshat, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo ministri përmes një postimi në Facebook ka paralajmëruar se përmes vaksinës ky grip mundë të parandalohet dhe sipas tyre është mbrojtja më e mirë.
“OBSh ka tërhequr vëmendjen për një sezon agresiv të gripit. Kosova, gjithashtu, ka regjistruar raste të gripit, që në këtë sezon po shfaqet shumë më agresiv se një vit më parë. Të gjithë qytetarët e moshës mbi 6 muaj kanë të drejtë të vaksinohen”, thuhet në njoftim.
Sipas ministrisë, përmes vaksinimit mund të parandalohen infeksionet, format e rënda të sëmundjes, shtrirjet në spital dhe vdekjet.
MSh ka paralajmëruar se sezoni i gripit zgjat deri në maj, prandaj te qytetarët kanë bërë thirrje që të vaksinohen.
Vaksinimi bëhet në çdo komunë, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
“Vaksinohu kundër Gripit sezonal! Vaksinohu kundër COVID-19!Mbroje veten dhe familjen!”./GazetaSinjali/