Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike, që të aplikojnë për marrjen e vaksinës antiCOVID, përmes platformës elektronike eKosova, ku aplikimi është thjeshtësuar, raporton Gazeta Sinjali.
“Në zbatim të Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19, personat me sëmundje kronike janë kategori prioritare në këtë fazë të vaksinimit. Prandaj, u bëhet thirrje këtyre personave, pa dallim moshe (18+), që të aplikojnë për vaksinim, duke e plotësuar rubrikën ‘sëmundje kronike’ në aplikacion”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Të njëjtit pastaj, do të kontaktohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe qendrat e vaksinimit nëpër komuna për t’u vaksinuar sipas termineve që do t’u caktohen.
Me qëllim të aplikimit më të lehtë për marrje të vaksinës, ministria ka treguar të gjithë hapat që duhet ndjekur për regjistrim dhe aplikim në platformën eKosova.
Procedurat e regjistrimit dhe aplikimit për vaksinën kundër COVID-19 në platformën eKosovaProcedura se si të përdoret shërbimi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19” veçse është publikuar kohë më parë në eKosova dhe gjendet në vegzën https://ekosova.rks-gov.net/Video/Hn2SJJlZppw dhe njëkohësisht duke klikuar vegzën “Shiko video udhëzuesit” që gjendet në faqen e parë tek eKosova.
Procedura e shkruar se si të përdoret shërbimi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19” është:
Hapet platforma eKosova duke shënuar adresën https://ekosova.rks-gov.net/,
Klikohet mbi “Shërbime”,
Klikohet mbi “Shëndetësia”,
Klikohet mbi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19”,
Plotësohet fusha “Profesioni” dhe vendoset tiku mbi fushën “Keni sëmundje kronike?” nëse aplikuesi ka sëmundje kronike,
Klikohet mbi “Apliko”.
Procedura e shkruar se si të përdoret shërbimi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë” është:
Hapet platforma eKosova duke shënuar adresën https://ekosova.rks-gov.net/,
Klikohet mbi “Shërbime”,
Klikohet mbi “Shëndetësia”,
Klikohet mbi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë”,
Plotësohen fushat “Numri personal i aplikuesit”, “Profesioni i aplikuesit”, “Numri i telefonit të aplikuesit” dhe vendoset tiku mbi fushën “Ka sëmundje kronike?” nëse personi për të cilin aplikoni ka sëmundje kronike,
Klikohet mbi “Apliko”.
Për të dy shërbimet e mësipërme, ngarkimi i dokumenteve-fotografive nga qytetari nuk është i obliguar./Gazeta Sinjali/