image MSh apelon për vaksinim: Varianti Omicron është bërë dominues

Shëndetësi

MSh apelon për vaksinim: Varianti Omicron është bërë dominues

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se varianti Omicron i koronavirusit është bërë tashmë variant dominues në qarkullim, shkruan Gazeta Sinjali.

Kësisoj, MSh ka apeluar që të vaksinohen të gjithë qytetarët që janë mbi 12 vjeç.

“Varianti Omicron i koronavirusit tanimë është bërë variant dominues në qarkullim. Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, sidomos format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, i bëhet thirrje popullatës së moshës mbi 12 vjeçare e lartë që të vaksinohet”, thuhet në apelin e kësaj ministrie.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se me dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund të vaksinohen të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare, në secilën komunë në Kosovë.

Aktualisht, në Kosovë janë 7 mijë e 266 raste aktive me koronavirus./GazetaSinjali/