image MSh bën apel për vaksinim me dozën përforcuese dhe kundër gripit sezonal - Sinjali

MSh bën apel për vaksinim me dozën përforcuese dhe kundër gripit sezonal

news image

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar tek qytetarët që të vaksinohen me dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Në një postim në Facebook kërkohej edhe vaksinimi kundër gripit sezonal, derisa varianti i ri Omicron po shpërndahet në vend.

Rritja progresive e rasteve me COVID-19 dhe prania e theksuar e variantit Omicron vë në pah rëndësinë e madhe që ka vaksinimi si mënyra më e thjeshtë për parandalimin e infeksioneve dhe mbrojtjen nga format e rënda të sëmundjes”, thuhet në postim.

Tutje, bëhet e ditur se imunizimi kundër gripit sezonal mund të bëhet në të njëjtën qendër ku merret vaksina kundër COVID-19.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin