Ministria e Shëndetësisë ka apeluar tek qytetarët që të vaksinohen me dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.
Në një postim në Facebook kërkohej edhe vaksinimi kundër gripit sezonal, derisa varianti i ri Omicron po shpërndahet në vend.
“Rritja progresive e rasteve me COVID-19 dhe prania e theksuar e variantit Omicron vë në pah rëndësinë e madhe që ka vaksinimi si mënyra më e thjeshtë për parandalimin e infeksioneve dhe mbrojtjen nga format e rënda të sëmundjes”, thuhet në postim.
Tutje, bëhet e ditur se imunizimi kundër gripit sezonal mund të bëhet në të njëjtën qendër ku merret vaksina kundër COVID-19.