Mos thoni që mrekullitë nuk ekzistojnë. E dëshmon dhe historia e 75 vjeçarit William Burns.
Gjyshi i cili jeton vetëm me një mushkëri arriti të fitonte betejën me koronavirusin COVID-19 pas 4 javëve të vështira në spital e problemeve me frymëmarrjen.
Dje ai ka lënë spitalin Crosshouse në Aurshire, Skoci, mes duartrokitjeve të personelit mjekësor
Më përpara 74 vjeçari ka mundur betejën e kancerit të prostatit, dhe në 2007 u detyrua të hiqte një mushkëri po për shkak ta kancerit
Kjo do të thoshte se frymëmarrja e tij ishte më e vështirë se e kujtdo personi tjetër që infektohet nga COVID-19.
Burns, që është babai i 5 fëmijëve dhe 14 nipërve dhe mbesave u izolua në spital dhe për 14 ditë nuk pati asnjë kontakt fizik me asnjë prej njerëzve të tij të dashur.
“Është mrekulli që unë arrita tia dilja. Besoj në forcën e trurit. Në asnjë moment nuk kam menduar se nuk do ia dilja. Kam qenë sëmurë dhe më përpara por ky ishte më i keqi.”
Doktorët nuk kishin dhënë shpresë për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore por gjithçka shkoi mirë.
“Më kishte munguar ajri I pastër dhe është fantastike të kthehesh në shtëpi dhe të flesh në krevatin tënd” tregon Burns. /Gazeta Sinjali/