image Ngritet aktakuzë ndaj gjyshit që tentoi ta sulmojë Rrahman Jasharajn

Drejtësi

Ngritet aktakuzë ndaj gjyshit që tentoi ta sulmojë Rrahman Jasharajn

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj gjyshit të një nxënëseje që tentoi ta sulmojë kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuzë me kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, për shkak të veprës penale “Cenimi i të drejtës në grevë”, është shprehur Ulaj,

Kujtojmë se incidenti ndodhi në shkollën “Ismail Qemaili” në kryeqytet, ku Jasharajt në një klasë iu kërkua që të ndërpritet greva dhe situata për pak sa nuk eskaloi.

/GazetaSinjali/