image "Veten e ka marrë në qafë" - Reagon gjyshi i shqiptarit që u përfshi në sulmin terrorist në Vjenë

Rajon

“Veten e ka marrë në qafë” – Reagon gjyshi i shqiptarit që u përfshi në sulmin terrorist në Vjenë

news image

Nga sulmi i mbrëmshëm terrorist që ndodhi në disa qendra të Vjenës së Austrisë, e që tronditi botën, u përfshi edhe shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Kujtim Fejzulai, shkruan Gazeta Sinjali.

20-vjeçari shtiu me armë duke lënë të vdekur katër persona. Ai u vra më pas nga autoritetet austriake.

Por, për nipin e tij, nuk dëshiroi të flasë gjyshi i tij. Madje ai fillimisht nuk e pranoi se ka lidhje familjare me të.

“Po, si jo! Çdo vjet me familjen. Kujtimi normal vinte në banesë te nëna dhe te baba, por banesën e ka pas të veten. E tash çka ka bërë atje në banesën e vet nuk e din askush”, tha gjyshi i tij për Klan Maqedonia, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjyshi i tij thotë se Kujtimi nuk ka pasur kontakt me familjen e tij për gjashtë muaj. Madje, thotë se Kujtimi ka shkuar çdo vit në Maqedoninë e Veriut së bashku me familjen e tij.

Sipas tij, Kujtimi e ka marrë veten në qafë.

“Domethënë Kujtimi është i vrarë ashtu? Informatat e para janë ashtu… I vrarë është a? Çfarë të bëjmë, veten e ka marrë në qafë”, tha ai.

Deri tani pesë persona kanë vdekur nga sulmi me kallashnikov që u krye në mbrëmjen e së hënës në Vjenë, përfshirë njërin nga sulmuesit./Gazeta Sinjali/